Bota detare dhe peshkatarët – viktimat e para të kërkimit të naftës dhe gazit

0

Tre vite pas shpalljes së tenderit, nisi kërkimi i naftës dhe gazit në bregdetin malazez. Paralajmërohen tendera dhe shpime të reja kërkimore, u përcaktua tashmë edhe fitimi për shtetin, por jo edhe për qytetarët. Për dëmin pakkush brengoset

Arijana Kurmemoviq

Këto ditë në ujërat territorial të Malit të Zi do të lundrojë anija për kërkime sizmike të konsorciumit italo-rus “Eni – Novatek”. Siç është paralajmëruar, xhirimi i nëndetit, me të cilin do të përfshihet sipërfaqja prej madje 1.200 kilometra katrorë, do të zgjasë deri në dhjetor. Qëllimi përfundimtar i hulumtimit është të definohen saktësisht lokacionet për shpimet kërkimore, në mënyrë që në fund të vitit të ardhshëm apo në fillim të vitit 2020 të nis shpimi.
Në Drejtorinë për Hidrokarbure të Malit të Zi pohojnë se shpimet do të jenë jashtë ujërave tona territoriale, gjegjësisht 23 kilometra nga bregu. Vetëm pas presionit të sektorit civil është paraparë që shpimet kërkimore, e që janë planifikuar katër, të jenë të paktën dhjetë kilometra larg bregut. Plani fillestar ishte që të jenë tre kilometra nga bregu!?
Njëkohësisht edhe nga kompania tjetër e cila fitoi të drejtën të hulumtojë se a ka në nëndetin e Ulqinit dhe Tivarit naftë dhe gaz, ajo greke “Energean Oil&Gas”, njoftuan se hulumtimet sizmike do të fillojnë jo më vonë se për tre muaj.
Në këtë kompani janë të bindur se jugu i Malit të Zi qëndron mbi naftë. Vlerësimi i pavarur të cilin e porositën tregoi se në dy blloqe afër Ulqinit dhe Tivarit janë 438 milion barelë naftë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “841” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply