Çapuni këshilltari më aktiv, 13 këshilltarë asnjëherë nuk e kanë marrë fjalën

0

Nga 33 këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, gjatë periudhës kohore 11 korrik – 29 dhjetor 2018, 13 prej tyre asnjëherë nuk kanë kërkuar fjalën as nuk kanë marrë pjesë në diskutime për temat që kanë të bëjnë me problemet e qytetarëve të cilët i kanë zgjedhur

Gjekë Gjonaj

Evidenca mbi pjesëmarrjen dhe punën e këshilltarëve në gjashtë seancat e parlamentit vendor të Ulqinit, duke filluar nga data 11 korrik e deri më 29 dhjetor të vitit të kaluar, këshilltari bindshëm më aktiv ka qenë kryetari aktual i parlamentit të Ulqinit Ilir Çapuni, nga radhët e Forcës së Re Demokratike, i cili ka diskutuar 3 orë e 41 minutë. I dyti në këtë listë renditet këshilltari Haxhi Sulejmani, nga radhët e Partisë Demokratike, i cili ka diskutuar 1 orë e 44 minuta, ndërsa i treti është Borisllav Bashoviq, nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve, i cili ka diskutuar 1 orë e 11 minuta. Pasojnë këshilltarët: Sabri Salaj (Forca)- 1 orë e 3 minuta, Florim Pali (PD)- 1orë e 1 minutë, Agron Mehmedi ( PD)- 45 minuta, Luigj Shkrela (PDS)-40 minuta, Bojan Gjakonoviq (PDS)- 35 minuta, Dhavid Hoxhiq (SD)-27 minuta, Naser Resulbegoviq(PSD) – 24 minuta, Nazif Cungu (Forca) -23 minuta, Artia Murati (Forca)- 13 minuta. Nga shtatë minuta kanë diskutuar tre këshilltarë: Jasmina Hasa ( UDSH), Ardian Mavriq ( Forca) dhe Arjan Lamoviq (PDS). Këshilltari Marko Shkrela (PDS) ka diskutuar 6 minuta, kurse kolegia e tij e partisë Majlinda Kurti ka diskutuar 3 minuta.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “859” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply