Demokracia e pakonsoliduar

0

Ndonëse po bëhën tri dekada nga miratimi i pluralizmit, në hapësirën etnogjeografike shqiptare ende mungon demokracia e konsoliduar, sepse te individët udhëheqës dominon egoizmi, liderizmi e atavizmi politik, duke përdorur mjetet makiaveliste për qëllime personale, ku shqiptarët në Mal të Zi nuk janë përjashtim i kësaj dukurie në skenën politike të këtij mjedisi

Dr.Nail Draga

Në mjediset pa përvojë politike dhe emancipim shoqëror, jo rrallë ndodhin dukuri të cilat nuk kanë të bëjnë fare më realitetin shoqëror, sepse nuk janë të mbështetura në realizëm por në iluzione, dhe si të tilla janë të prirura të dështojnë. Bartës të dukurive të tilla janë individët me komplekse personale, të cilëve iu mungon doza e realizmit, por jetojnë me iluzione, duke përdorur mjetet makiaveliste për t’ ia arritur qellimit të tyre personal.
Ndonëse çdokush duhet ta dijë peshën e vet, qoftë personale apo profesionale, në deklarime publike ndodh që te ata të prezantohen në formë manipuluese për qëllime të caktuara. Dhe demagogjia e tillë, për një moment dhe mund të ketë sukses, por me kalimin e kohës çdo gjë bëhet transparente, sepse ka kaluar koha e mashtrimeve ordinere.Një dukuri e tillë tek ne shqiptarët është e pranishme sidomos gjatë fushatave elektorale, por edhe pas zgjedhjeve, që është dukuri e indvidëve egoistë dhe të bajraktarizmit, që është me pasoja të vazhdueshme për shqiptarët në Mal të Zi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “844” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply