Demokracia e vërtetë dhe e mira e shëndetit njerëzor

0

Winston Churchilli ka thënë se, “Askush nuk pretendon se demokracia është një sistem qeverisës i përsosur ose i përkryer. Në të vërtetë, është thënë se demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, me përjashtim të formave të tjera të qeverisjes që janë provuar, nga koha në kohë.”

Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

Me fjalë të tjera, demokracia ka shumë të meta dhe probleme, por të gjitha format e tjera të qeverisjes kanë më shumë probleme dhe të meta, në krahasim me sistemin demokratik, ashtu siç është provuar gjatë historisë së njerëzimit.
Natyrisht se Demokracia e vërtetë nënkupton, ndër të tjera, zgjedhje të lira e të ndershme. Për mua dhe për shumicën e njerëzve, natyrisht, bazuar në përvojën time, demokracia — pa marrë parasysh se çfarë ka thënë Winston Churchilli për ‘të, si një sistem politik qeverisjeje, më gjithë të metat dhe sfidat e saj — është forma më e mirë e qeverisjes. Është sistemi qeverisës më i mirë nga disa pikëpamje, por sidomos përsa i përket respektit që ky sistem ka për të drejtat bazë të njeriut, siç është, ndër të tjera, liria e fjalës dhe liria e fesë, por edhe nga këndvështrimi i zhvillimit në fushën ekonomike dhe zhvillimit, përgjithësisht, në të gjitha fushat e tjera të aktivitetit shoqëror.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “858” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply