“Demokracia nuk mund të mbijetojë pa një debat të informuar, të hapët, dinamik dhe publik”

0

Për Koha Javore: Frank Shkreli

“Jep ndihmën tënde çdo ditë në mbrojtje të fjalës së lirë”, është motoja e Reporterëve Pa Kufij ose Reporters Sans Frontières (RSF), një organizatë kjo jo-qeveritare, ndërkombëtare dhe jo fitimprurëse, me qendër në Paris të Francës, e cila si mision të saj ka mbrojtjen e lirisë së informacionit dhe të lirisë së shtypit. Siç është venë re, sidomos vitet e fundit, udhëheqës autokratë anembanë botës e kanë vënë në shënjestër lirinë e fjalës dhe lirinë e shtypit. Si përfundim, organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, kanë paralajmëruar përkeqësimin e lirisë së shtypit dhe për kufizimin e fjalës së lirë në shumë vende të botës, pikërisht nga këta lloj autokratësh dhe despotësh, të cilët e shikojnë shtypin dhe fjalën e lirë si pengesën kryesore për ta dhe si një ferrë në sy. Por, fatbardhësisht, janë shtuar gjithashtu edhe kritikat — nga individë dhe nga organizata siç janë edhe Reporterët Pa Kufij, mbrojtës të të njohur të lirisë së fjalës — ndaj qëndrimeve të këtyre autokratëve dhe despotëve anembanë botës, për mënyrën se si ata i trajtojnë gazetarët dhe medien në përgjithësi, në vendet ku ata ushtrojnë pushtetin e tyre me dorë të hekurt.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “836” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply