Dështime të dhimbshme të politikës shqiptare në Mal të Zi!

0

Është fakt i pamohueshëm se shqiptarët nuk arritën që t’i realizojnë as edhe të drejtat më elementare që i përkasin identitetit, siç është çështja e përdorimit të flamurit kombëtar, çështja e përdorimit dhe barazimit të gjuhës tonë amtare, çështja e qeverisjes së pushtetit vendor ku shqiptarët përbëjnë shumicë e popullsisë për afro tri dekada me radhë. Këtë nuk ka propagandë që mund ta arsyetojë, ta fshijë dhe ta ndryshojë. Këto dështime nuk mund të quhen përparim, zhvillim, ngritje, progres, por përkundrazi janë “dështime të dhembshme të politikës shqiptare në Mal të Zi”, për të cilat një ditë do të skuqemi të gjithë

Qani Osmani

Thënia e famshme e Hegelit se “Çdo popull e ka demokracinë që e meriton”, është një e vërtetë e përgjithshme historike që është dëshmuar asokohe dhe po dëshmohet edhe në ditët e sotme. Një filozofi e tillë politike që në shikim të parë duket e thjeshtë, njëkosisht shpreh një mendim shumë të thellë në vetvete. Edhe ngjarjet e fundit në Mal të Zi, nëse reflektohen në këtë prizëm, dëshmojnë pikë për pikë këtë filozofi politike hegeliane.
Në fakt, një popull që nuk proteston dhe nuk ngre zërin për padrejtësitë dhe diskreminimin që i bëhet nga përfaqësuesit që i ka zgjedhur me vullnetin e vet, njëkosishtë dërgon mesazhin se pajtohet me këtë politikë arbitrare dhe hileqare, me çka e dëshmon edhe papjekurinë e vet politike, pasi që me vetë heshtjen e vet për disa dekada ka dhënë pëlqimin për situatën politike në të cilën sot gjendet.
Fillimisht, nuk kam dashur personalisht ta pranoj realitetin e kësaj filozofie politike defetiste por edhe realiste si për vendin ashtu edhe për popullin t’im, dhe në vetvete e kam shtypur ndjenjën reale të pafajësisë për mosveprimin personal në drejtim të ndërgjegjësimit racionalist të nacionalpolitikës shqiptare, me shpresën se koha punon në favorin tonë dhe se gjërat do të vijnë vetvetiu në binarë të vet.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “867” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply