Diaspora vulosi fitoren në Malësi

0

Unifikimi i faktorit politik shqiptar në zgjedhjet lokale në Malësi si dhe fitorja e “Forumit Shqiptar” pa dyshim ka vulën e diasporës shqiptare e cila ka qenë vendimtare në këtë fitore historike, duke dëshmuar se angazhimi i përbashkët mbetet e vetmja zgjidhje sot dhe në të ardhmen për të arritur objektivat politike që janë në favor të avancimit të pozitës dhe statusit të shqiptarëve në Mal të Zi

Dr. Nail Draga

Duke marrë parasysh faktin së pushteti monist, kundër vullnetit të shqiptarëve në vitin 1957 suprimoi komunën e Tuzit në mënyrë arbitrare, duke ia bashkëngjitur atë komunës së Podgoricës, me miratimin e pluralizmit në vitin 1990, një ndër kërkesat e para të shqiptarëve ishte rikthimi i saj, që do të ishte në favor të barazisë qytetare e nacionale në këtë mjedis. Edhe pse një kërkesë e tillë ishte e arsyeshme dhe e mbështetur me shumë argumente, pushteti ishte ai që e pengonte realizimin praktik të një ideje të tillë, nga del se ende vazhdonte sindromi kundër kërkesave të shqiptarëve edhe tash në pluralizëm. Por, më në fund u bë një hap i vogël në administrimin e qeverisjes lokale, sepse nga vitit 2006 në këtë aspekt kemi një ndryshim ligjor, duke formuar komunat urbane në kuadër të kryeqytetit(Podgoricës), ku bënte pjesë edhe ajo e Tuzit për tërë territorin e Malësisë. Por, një qasje e tillë e decentralizimit territorial si komunë urbane e më pas komunë në kuadër të kryeqytetit, nuk i plotësonte objektivat e shqiptarëve, sepse aspiratat ishin për komunë të pavarur si të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi.
Pikërisht në këtë aspekt nuk ka munguar angazhimi i subjekteve politike shqiptare për avancimin e Malësisë në statusin e komunës së pavarur, si të tjerat në Mal të Zi, që më në fund u arrit kompromisi me pushtetin qendror dhe nga 1 shatori i vitit 2018 u bë realitet, por pritej që të shpalleshin zgjedhjet për të legjitimuar një status të tillë. Duke u bazuar në normat ligjore, zgjedhjet u shpallën dhe data e zgjedhjeve u caktua 3 marsi i 2019-tës.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “855” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply