Dilema rreth mësimbesimit

0

Për Koha Javore: Hajrullah Koliqi / Prishtinë

Kohëve të fundit (më parë në Kosovë, tani edhe në Shqipëri) sikur u aktualizua kërkesa për futjen e mësimbesimit në kurrikulën shkollore. Parimisht, futja e mësimbesimit (ose me ndonjë emërtim tjetër) në shkollën tonë laike është e logjikshme, jo vetëm pse praktikohet në shumë vende, por edhe për faktin se feja (mësimi fetar, religjioni) është një fushë e rëndësishme e diturisë dhe e edukimit. Problem më vete paraqitet jetësimi i këtij mësimi në praktikë (shkollë), për të cilën gjë, natyrshëm, paraqiten edhe disa dilema, siç janë:
A janë bërë studime, analiza dhe vlerësime të nevojshme dhe të domosdoshme për futjen e mësimit të kësaj lënde mësimore në kurrikulën shkollore, apo është një improvizim i çastit, si pasojë e situatës aktuale te ne dhe në botë? Natyrisht, ndryshimet në arsim lidhen ngusht me ndryshimet dhe me nevojat e shoqërisë, por ndryshimet (reformat) e improvizuara, të pastudiuara sa duhet, janë të destinuara të dështojnë. Dhe, eksperiencat e tilla nuk mungojnë.
Mësimbesimi a do të të jetë lëndë e veçantë, apo pjesë integrale e një lënde tjetër, siç është p.sh. edukata qytetare, historia apo ndonjë lëndë tjetër? Integrimi i përmbajtjeve fetare në kuadër të lëndëve të tjera do të ishte më i lehtë për t’u realizuar, por dituria fetare e përfituar nga nxënësit në këtë mënyrë do të ishte më e kufizuar, fragmentare e sipërfaqësore.
Si do të emërtohej kjo lëndë mësimore: mësimbesim, lëndë e fesë, religjion, teologji etj.? Emërtimi i lëndës reflekton edhe programin, përmbajtjen e saj. Nga shumësia e emërtimeve duhet përzgjedhur (ose krijuar) emërtimin (zyrtar) që i shkon më së miri konceptit tonë për mësimbesimin, për t’iu shmangur mundësisë për laramani emërtimesh.

Vazhdimin mund ta lexoni në revistën Koha Javore

Share.

Leave A Reply