Dita e alfabetit dhe koha e analfabetëve

0

Sot intelektuali i mirë është ai që di të heshtë dhe ta ulë kokën, edhe atëherë kur ia ulin krenarinë, me rrogën e vogël me të cilën e paguajnë për shërbimet e tij profesionale. Ai është i detyruar t’i japë përparësi mirëqenies familjare kundrejt mirëqenies shoqërore dhe të popullit të tij, sepse rrezikon që edhe atë t’ia marrin dhe ta përplasin rrugëve të fatit të jetës, vetëm sepse s’ka ditur ta mbajë gojën “mbyllur”!

Qani Osmani

Një ndër datat me rëndësi kombëtare për ne shqiptarët është edhe Dita e Alfabetit, e cila shënohet si një ngjarje me shumë rëndësi kulturore dhe kombëtare në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë. Gëzon fakti që populli shqiptar gjatë historisë ka qenë i lidhur me gjuhën, historinë dhe tokat e veta me rrënjë, po sikur lisi shekullor, kështu që rrugën e zhvillimit, përparimit dhe shkollimit, së bashku me ndjenjën e atdhedashurisë në gji e ka ruajtur e kultivuar me ngulm e fanatizëm për të arritur deri te ditët e sotme.
Çdo respekt për sakrificat dhe përpjekjet shekullore të paraardhësve tanë në formalizimin e gjuhës. Ishin ata cilët na mundësuan të kemi një gjuhë të formës së prerë, për një komunikim të qartë e të rrjedhshëm të shqipes së shkruar letrare, dhe për përcaktimin e tyre për shkronjat latine dhe qytetërimin perëndimor, pikërisht në kohëra të turbullta, të gërshetuara me kultura të ndryshme.
Vizioni i rilindësve dhe atdhedashësve ka qenë për atë kohë shumë largpamës dhe është dëshmuar si shumë përparimtar, përkundrejt intrigave dhe peripecive të shumta nëpër të cilat është dashur të kalojnë, përplot vuajtje dhe flijime, për të arritur deri në këtë gjuhë të çiltërt dhe të bukur që e kemi sot, dhe krenarë me të parët tanë që kanë ditur të na rreshtojnë në rrugën dhe drejtimin e duhur dhe të vërtetë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “841” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply