Driblues në fushë dhe jashtë saj

0

Ai ishte më i miri futbollist i Kosovës i të gjitha kohërave. 40 vjet të sportit kosovar nuk mund të merren me mend pa të… Me talentin e tij Fadil Vokrri i detyroi shumë serbë të rishqyrtojnë mendimet e tyre të ngurta dhe të duartrokasin. T’i duartrokasin një lojtari shqiptar

Enver Robelli

Fadil Vokrri iku sot, vdiq papritur nga një sulm në zemër, u largua nga kjo botë më datën 9 qershor, mori me vete numrin 9, të cilin e kishte bartur kur luante për Prishtinën. Ai ishte më i miri futbollist i Kosovës i të gjitha kohërave. 40 vjet të sportit kosovar nuk mund të merren me mend pa të. Nga provinca e thellë kosovare ai e katapultoi ekipin e Prishtinës në ligën e parë të Jugosllavisë, e cila atëherë sa i përket nivelit mund të matej me shumë liga europiane.
Pastaj duke luajtur për “Partizanin” e Beogradit në vitet e dalldisë së nacionalizmit serb, mitingjeve, fjalimeve të Sllobodan Millosheviqit, shëtitjes së eshtrave të Car Llazarit nëpër “tokat serbe” Fadil Vokrri rrëzoi shumë paragjykime që, për fat të keq, shumë serbë edhe sot i kanë ndaj shqiptarëve. Në mendësinë e jo pak serbëve shqiptari mund të jetë më së shumti bartës i qymyrit, bukëpjekës, punëtor i “Gradska čistoća”. Me talentin e tij Fadil Vokrri i detyroi shumë serbë të rishqyrtojnë mendimet e tyre të ngurta dhe të duartrokasin. T’i duartrokasin një lojtari shqiptar.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “818” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply