Dritë në fund të tunelit?

0

Hapja e kufirit do të thotë hapje të një perspektive të re dhe krijim të një baze solide të besimit të ndërsjellë, si një nismë e përbashkët në rrugën e integrimeve evropiane

Fiqret Mujeziqi

Marrëveshja për hapjen e pikës kufitare Skje-Zogaj ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe një dobi të shumëfishtë. Përveçse do të rriste bashkëpunimin në mes dy vendeve fqinje, ajo do të nxiste zhvillimin ekonomik të zonës së Liqenit të Shkodrës dhe aktivizimin e një krahu të paralizuar e të degraduar prej dekadash që ndodhet në gjendje të mjerueshme dhe pa përkujdesje. Hapja e pikës kufitare Skje-Zogaj do të jetë me rëndësi të veçantë sidomos për rajonin e Krajës, e cila përballet me vështirësi ekonomike dhe emigrimin masiv.
Pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, në Krajë nuk kemi asnjë investim i cili sadopak do të bënte të mundur hapjen e vendeve të reja të punës dhe të krijonte kushte minimale për të jetuar në këtë vend.
Banorët e Krajës nuk përfituan as nga pavarësimi i Malit të Zi, edhe pse kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm, duke mbështetur masovikisht Referendumin për pavarësi. Në referendumin e mbajtur më 21 maj 2006 në Mal të Zi, 55.5 për qind e qytetarëve janë shprehur për pavarësinë e Malit të Zi. Sikur të mos votonin shqiptarët “pro”, sigurisht se nuk do të arrihej kjo shifër. Sidoqoftë, edhe sikur të mos ishte kështu, shteti i Mali të Zi duhet të bënte diçka për këtë trevë të anashkaluar sepse ushtron pushtetin e sovranit mbi këtë territor dhe nga kjo burojnë edhe obligimet që ka ndaj qytetarëve dhe taksapaguesve.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “837” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply