Droga dhe sensibilizimi i opinionit

0

Hulumtimet e pakta të deritashme rreth përdorimit  të drogës në Mal të Zi  janë shqetësuese  për të mos thënë edhe alarmante. Po kaq të frikshme janë edhe  të dhënat që kohë më parë  i ka bërë publike  OJQ “ Horizontui i Ri” në një anketim për drogën, ku thuhet:  “DROGA është këtu mes nesh, në shkollat tona, te të rinjtë e Ulqinit”

gjeke gjonajGjekë Gjonaj

Përdorimi i drogave   në shoqëritë e sotme, veçmas ato të tranzicionit,  tashmë është përshpejtuar me një shpejtësi  sa që ende nuk posedojmë  shifra të sakta. Zhvillimi i jetës  bashkëkohore në njërën anë i ka mundësuar individit një liri më të madhe  se më herët , kurse në anën tjetër kjo liri ka bërë që  njeriu të mbyllet shumë në veten e tij, të bëhet më i izoluar. Domethënë, keqkuptimi i konceptit të lirisë, pluralizmit e të tjera ka bërë që edhe koncepti i familjes tradicionale të ndryshojë, sikurse edhe raporti  në mes të prindërve dhe fëmijëve të jetë shumë herë më i zbehur se më parë.  Mund të thuhet se tek familjet tona ka filluar të bie edhe “ solidariteti social”, që ekzistonte dikur dhe të zëvendësohet me një  individualizëm më të  lartë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “721” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply