E ardhmja…

0

Mediat sociale kanë çuar gjithashtu në një rënie të komunikimit të drejtpërdrejtë, duke e bërë më të vështirë vendosjen e lidhjeve emocionale.
Biseda ballë për ballë po i hap rrugën teksteve dhe mesazheve; njerëzit madje preferojnë këto shkëmbime elektronike dhe më pak të folurit në telefon. Rrethet e miqve janë duke u zëvendësuar me të njohur a miq në Facebook, që shkojnë në qindra e mijëra. Madje sugjerohet se njerëzimi mund të hyjë në një periudhë krize përsa i përket kuptimit të konceptit të miqësisë. E ardhme duket e errët, kur stimujt elektronikë do të zëvendësojnë gëzimet e kontaktit njerëzor, kur njeriut do t’i duket se mund të jetojë më mirë i vetmuar


Për Koha Javore: Astrit Lulushi

Vetmia është lloj izolimi…dhe mungesë miqsh. Është provuar se emocionet janë biologjikisht afatgjata, ndërsa mendimet, afatshkurtra. Edhe marrëdhëniet në punë zgjasin për aq kohë sa puna ekziston, sepse lidhjet profesionale motivohen thjesht nga një interes i përbashkët. Kur ky interes përfundon, përfundojnë edhe marrëdhëniet.
Statistika të tjera tregojnë se njerëzit pësojnë humbje në cilësinë dhe sasinë e miqve. Përparimi teknologjik gjithashtu është fajësuar për rënien e miqve. Orët e gjata të punës dhe komunikimi në internet i largojnë njerëzit nga komunikimi personal. Kjo vështirëson bërjen dhe mbajtjen e miqësive. Mediat sociale kanë çuar gjithashtu në një rënie të komunikimit të drejtpërdrejtë, duke e bërë më të vështirë vendosjen e lidhjeve emocionale.


Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “870” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply