Është koha për një mekanizëm të ri në Ballkan

0

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat ekonomike, politike dhe të sigurisë perëndimore mbetet gjithnjë një objektiv i denjë dhe jetik për vendet e këtij rajoni

Për Koha Javore: Frank Shkreli

Ky është titulli i një artikulli botuar të hënën në revistën amerikane “National Interest” (Interesi Kombëtar), autorët e të cilit janë tre ekspertë të njohur amerikanë të politikës së jashtme me një përvojë të gjatë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ambasadori Frank Wisner, që është i njohur mirë për botën shqiptare dhe i cili gjatë karierës së tij diplomatike u ka shërbyer 8 presidentëve amerikanë, aktualisht punon si këshilltar i çështjeve ndërkombëtare pranë firmës Squire, Patton Boggs. Bashk-autori tjetër është Ambasadori Cameron Munter, Drejtori aktual i Institutit East-West në Nju Jork dhe ish-ambasador i Amerikës në Beograd. Bashk-autori i tretë i këtij artikulli është Marko Prelec, specialist i çështjeve të Evropës lindore dhe jugore dhe ekspert i shteteve të ish-Jugosllavisë. Revista amerikane “National Interest” – e cila del dy herë në muaj e që botohet nga “Center for National Interest” — e konsideron veten si një revistë që promovon një politikë të jashtme realiste, megjithëse në mbulimin e subjekteve nuk kufizohet krejtësisht, mbi politikën e jashtme.
Në artikulllin e tyre, tre ekspertët e njohur amerikanë të çështjeve që kanë të bëjnë me politikat ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, shprehen se deri më tani Evropa dhe Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të rregullojnë punët e Ballkanit Perëndimor, por pa sukses, ndërkohë që bëjnë thirrje për një mekanizëm të ri, duke thënë se ndaj këtij rajoni tani nevojitet, “Një politikë që pranon seriozitetin e problemeve, ndonëse do të marrë një kohë të gjatë si edhe burime të konsiderueshme, për t’i zgjidhur problemet e shumëta të rajonit.”

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “863” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply