Feja Islame dhe kombi Shqiptar

0

Këto grupacione fetare mundohen me çdo kusht që fenë Islame ta paraqesin si anti- kombëtare dhe fe e cila nuk pranon Kombin Shqiptar por as edhe flamurin  e Skënderbeut. Këto mendime janë tejet ironike, kur dihet se këto çështje tashmë për shumë kombe janë demode dhe se i takojnë të kaluarës, ndërsa te shqiptarët sapo ka filluar, thjesht kjo është tradhti kombëtare dhe fetare. Në këtë kuptim këto grupacione me qëndrimet e tyre, fenë islame e njollosin në botë me emra famëkeq, si fundamentalizëm, e prapambetur, mohuese e kësaj jete, të larguar nga faktet dhe drejtpërsëdrejti i kundërvihen vizionit empirik dhe global të kohës sonë. Shqyrtimi i atij raporti me islamin është mjaft i qartë dhe mjaft bukur i definuar, dhe nuk lejon ndarje dhe përçarje brenda një kombi me shumë besime, sepse kombi shqiptar e ka begati dhe jo fatkeqësi atë element

Qani osmani

Qani Osmani

Çështja e përkufizimit të fesë dhe kombit si nocione shoqërore, në kohën tonë është një temë tejet me rëndësi, për arsye se shumë prej njerëzve kanë rezerva të paarsyeshme ndaj përkufizimit të njërit nocion apo tjetrit, dhe jo rrallëherë edhe i ngatërrojnë të kuptuarit e fesë dhe kombit deri në atë shkallë sa fillojnë të mendojnë se feja dhe kombi përballen dhe kundërshtohen njëra tjetrën. Nganjëherë dikush anon nga njëra përballë tjetrës duke krijuar kështu një betejë mes dy gjërave që ato në realitet nuk atakohen fare.
FEJA (religjioni) është programi i Përëndisë i zbritur për njerëzit,që u mëson atyre bazat e besimit si dhe mënyrën e jetësimit të atij besimi duke rregulluar raportet e njeriut me Krijuesin e tij, me veten dhe familjen e tij si dhe me shoqërinë në përgjithësi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “720” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply