Financimi i OJQ-ve nga buxheti i komunës – shpenzim apo investim

0

Financimi i projekteve të OJQ-ve nga buxheti i Komunës së Ulqinit, në mënyrë të veçantë “vuan” nga qasja e gabuar për këtë çështje si dhe nga retorika që përdoret për marrëdhëniet Komunë – OJQ. Kjo qasje është e bazuar në supozimin e gabuar se OJQ-të kërkojnë vetëm para dhe pastaj Komuna ose iu jep ose nuk iu jep. Retorika e tillë çon në trajtimin e OJQ më shumë si një objekt të buxhetit, kosto e pashmangshme që Komuna vazhdimisht tenton ta reduktojë

Nazif Veliqi
Xhemal Peroviq

Financimi i projekteve dhe programeve të OJQ-ve nga buxheti i Komunës së Ulqinit është një nga format e bashkëpunimit në mes të Qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile. Kjo formë e bashkëpunimit praktikisht do të thotë se Komuna e Ulqinit nga buxheti i vet financon realizimin e projekteve të OJQ-ve lokale.
Shtrohet pyetja: a është Komuna e detyruar për të mbështetur projektet e OJQ-ve dhe organizatat që marrin fonde nga Komuna, a e zvogëlojnë me këtë pavarësinë në veprimin dhe angazhimin e vet kritik?
Këto çështje janë aktuale sa herë që ka një shpërndarje të re të fondeve apo një shpallje publike.

Financimi i OJQ-ve nga buxheti i Komunës – e drejtë apo mundësi!?
Parimi kryesor i financimit publik është se kjo është një mundësi dhe jo e drejtë e organizatave joqeveritare.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “718” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply