Fondi për Pakica refuzon projekte me vlera shkencore të autorëve shqiptarë

0

Pas shpalljes së projekteve të mbështetura nga Fondi i Pakicave, në saje të konkursit nga dhjetori i vitit që shkoi, me keqardhje konstatojmë se vazhdon diskriminimi praktik ndaj projekteve të shqiptarëve me vlera shkencore, sepse ata nuk mund të vlerësohen nga individë të Komisionit përkatës që nuk e dinë gjuhën shqipe dhe nuk janë profesionistë të fushave përkatëse për të dhënë vlerësimin e merituar, andaj e vetmja mundësi mbetet që për shqiptarët të jetë një komision i veçantë me individë profesionistë në kuadër të Fondit të Pakicave apo të një modeli tjetër të pranueshëm për shqiptarët në këtë mjedis

Dr.Nail Draga

Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi (më tutje Fondi), në fund të vitit që shkoi (4-14 dhjetor 2018) shpalli konkursin për financim dhe bashkëfinancim të projekteve për vitin 2018. Dhe duke marrë parasysh kohën e kufizuar në bazë të propozimit nga Komisioni për vlerësimin e projekteve (më tutje Komisioni) nr.898/18 nga data 19.12.2018, u.d. së drejtorit të Fondit, ka marr Vendim për shpërndarjen e mjeteve për financimin e 98 projekteve. Nga informata e publikuar në sajtin e Fondit del se në konkurrim ishin gjithsej 235 projekte të ndryshme, nga individë, subjekte dhe OJQ të ndryshme. Në saje të informimit del se 98 projekte kanë fituar pikët e mjaftueshme për ndarje të mjeteve financiare, 46 projekte nuk kanë pasur pikët e mjaftueshme, ndërsa 89 të tjerë nuk i kanë plotësuar kushtet formale.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “847” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply