Gazetarët rrezikojnë jetën për t’i sjellë publikut lajmet

0

Muajin e kaluar u emërua Përfaqësuesi Për Lirinë e Medies, i Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë (OSBE). Kryetari në detyrë i kësaj organizate, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Z. Sebastian Kurz, i cili kryesoi procesin konsultativ për të identifikuar dhe për të emëruar kandidatin më të përshtatshëm në këtë detyrë, njoftoi se Këshilli Ministror i OSBE-së kishte miratuar emërimin e francezit, Harlem Desir, si përfaqësues i ri i kësaj organizate për lirinë e medies

Për Koha Javore: Frank Shkreli

Në njoftimin e OSBE-ës për emërimin e Z. Desir në këtë detyrë, thuhet se përfaqësuesi për Lirinë e Shtypit, në rolin e tij, ndër të tjera, ushtron funksionin e paralajmërimit ndaj trysnive dhe rreziqeve që mund t’i kanosen lirisë së medies në 57-vendet anëtare të OSBE-së dhe njëkohësisht të propozojë ndërhyrjen e shpejtë ndaj shkeljeve serioze të lirisë së shtypit në rajon. “Liria e medies përballet me trysni në rritje e sipër, përfshirë edhe rajonin e vendeve anëtare të OSBE-së”, është shprehur në një deklaratë për media, Ministri i jashtëm i Austrisë dhe Kryetari në detyrë i OSBE-së, Sebastian Kurz, duke thënë se, “Kjo është edhe arsyeja që më kënaq fakti se Harlem Desir, një figurë e njohur publike, do të shërbejë si zëri i kësaj organizate për lirinë e shtypit dhe për sigurinë e gazetarëve”.
Para emërimit të tij në detyrën e përfaqësuesit të OSBE-së për lirinë e shtypit, Harlem Desir ka shërbyer si Ministër i Francës për Çështjet Evropiane pranë Ministrisë së Jashtme të atij vendi dhe në një numër detyrash me rëndësi në Parlamentin evropian. Mandati i kësaj detyre me rëndësi kërkon që Përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias duhet të jetë një personalitet i njohur, me reputacion ndërkombëtar, i cili posedon përvojën e nevojshme në fushën e medias e nga i cili pritet që – në vlerësimet e tija — të jetë i paanshëm, objektiv dhe i pavarur në kryerjen e funksionit të tij. Duket se emërimi i Z. Harlem Desir si përfaqësues i OSBE-së për Lirinë e Medias është pritur mirë nga institucionet ndërkombëtare që merren me mbështjen e lirisë se medias. Është kjo një detyrë e cila vlerësohet shumë nga gazetarët dhe nga institucione dhe organizata që merren me lirinë e shtypit, sidomos për mandatin e saj për të ngritur zërin në arenën ndërkombëtare, në mbështetje të lirisë së medias, pikësëpari në radhët e vendeve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “777” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply