Gjenerata e re po humb interesin për librin tradicional

0

Kjo neglizhencë ndaj librit tradicional më së miri vihet re në “frekuentimin” e të rinjve nëpër biblioteka shkollore, biblioteka të qytetit, nëpër promovime librash dhe panaire ku në të gjitha këto të lartpërmendura, nga viti në vit bie numri i të interesuarve, i vizitorëve

Toni Ujkaj

Të lexosh një libër – roman, prozë, poezi apo çfarëdo zhanri tjetër të letërsisë, të jep ndjesinë e të qenit i lumtur, i kënaqur, pozitiv, optimist, entuziast, thënë ndryshe të ushqen çdo atom të trurit dhe të përmbush shpirtërisht.
Të lexosh, të krijosh një kulturë konstante që leximi të të bëhet ves i mirë dhe rutinë e përditshme, është diçka që ka nevojë njeriu, sepse në këtë mënyrë ai është përherë i gatshëm të përballet me realitetin, disponon me një imagjinatë të mprehtë dhe di të gjykojë, të arsyetojë dhe të argumentojë mbi çështje të ndryshme që ngjajnë në shoqëri.
Libri dhe vëmendja ndaj leximi duhet të ishte pjesë e pandarë e përditshmërisë sonë, e të përjavshmes tonë, dhe e përmuajshmes tonë, pasi që kështu ne i zgjerojmë horizontet tona të njohurive dhe mund të të depërtojmë përtej asaj kornizës së “injorancës” tonë të cilën shpeshherë mund të shpalosim edhe nëpërmjet prepotencës.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “861” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply