Hipokritët politikë

0

Hipokrizia është ves i njeriut të keq që hiqet sikur është i mirë, i dashur e i virtytshëm, por me qëllimin që t’i gënjejë të tjerët. Personat që kanë fjalë të mira, që mundohen disi të duken të sjellshëm, që në përgjithësi duken si të tillë, që nuk i përgjigjen asnjëherë të vërtetës dhe realitetit, por që për synim të vetëm e kanë t’i mashtrojnë të tjerët, nuk mund të kenë emër tjetër përveç “hipokrit”.

Qani Osmani

Thjeshtë, hipokrizia është shtirja e një njeriu që pandeh se zotëron cilësi, virtyte, besime, parime, mendime të kthjellëta, mandej shtiren se edhe janë të moralshëm, por që nuk i kanë asnjërën nga këto. Pra, personat e tillë me të drejtë i definojmë “dyfytyrësh”, edhe pse ky emërtim sigurisht është i butë për këta tipa njerëzish që në shoqërinë tonë nuk janë të paktë, madje tipat e tillë po shtohen përditë e më shumë. Këto karakteristika janë edhe pjesë e shumë politikanëve shqiptarë (respekt për përjashtimet pozitive) të sotëm në Mal të Zi, të cilët për arsye vetjake, ndryshe flasin e ndryshe mendojnë, dhe veprojnë krejt ndryshe me atë çka flasin dhe mendojnë, gjithmonë kur është në pyetje pushteti dhe pasuria.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “851” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply