Hipokrizia e politikës shqiptare vazhdon ndaj krimeve të komunizmit

0

Radio Vatikani njoftoi dje se Papa Françesku ka autorizuar botimin e dekretit përmes të cilit shpalli të “Lum  Shërbëtorin i Hyjit, Vinçenc Prenushin, i Urdhërit të Fretërve të Vegjël dhe 37 shokë martirë, të vrarë ndërmjet viteve 1945-1974, gjatë regjimit komunist”.  Radio Vatikani e cilëson 27 prillin, 2016 si një, “Ditë e shënuar për Kishën dhe për mbarë popullin. 38 martirët e parë shqiptarë, vrarë gjatë komunizmit, ndërmjet viteve 1945-1974, për të cilët prej vitesh ishte hapur çështja e kanonizimit kishtar, tani njihen nga Papa dhe Selia e Shenjtë të Lum”

Për Koha Javore: Frank Shkreli Nju Jork

Listës së martirëve shqiptarë të vrarë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe tani të shpallur të Lum nga Papa Françesku, i prinë emri i Imzot Vinçenc Prenushit, dinjiteti kishtar i të cilit, “I kombinuem me vlerën e tij letrare dhe i kqyrun nën prizmën e patriotizmës Shqiptare i jep fëtyrës së tij nji randësi madhore në radhët e përfaqsuesve të Kombit”, shkruante Profesor Dr. Arshi Pipa, një bashkvuajtës i Imzot Prenushit në burgun e Durrësit.
Të shpejta ishin edhe reagimet e udhëheqsve të lartë të politikës shqiptare ndaj njoftimit të Vatikanit, ndërkohë që në përgjithësi e vlerësuan vendimin e Papës për të dekretuar martirizimin e klerikëve të Kishës Katolike Shqiptare të vrarë nga komunizmi, si “një krenari kombëtare për shqiptarët”.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “713” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply