Homeopati në politikë

0

Që në lindje a rilindje, më 1912, Shqipëria doli një shtet i cunguar, zgjidhja më e mirë që Fuqitë e Mëdha ofruan. Nën ndikimin e Jugosllavisë, më 1941, Partia Komuniste u themelua, jo nga “200 petrita” por nga dy jugosllavë të dërguar në Tiranë për unifikimin e grupeve komuniste që ishin vazhdimisht në grindje.
Pas lufte, jugosllavët vazhduan me interesat e tyre, duke ndërhyrë në çdo vendim të shtetit shqiptar. Pastaj filluan të vinin sovjetikët, më pas kinezët, por stalinizmi mbeti. Pas prishjes me ‘ta, Shqipëria u izolua, duke mbledhur rreth vetes të gjitha partitë e grupet renegate komuniste të botës – vendi u zhyt në errësirë, duke u bërë fanar i dritës së kuqe në brigjet e Adriatikut

Për Koha Javore: Astrit Lulushi

Gjatë gjithë historisë rreth 110 vjeçare të shtetit, shqiptarët rrallë e kanë vlerësuar pavarësinë e tyre. Dhe të mos e vlerësosh një gjë, është njësoj si ta injorosh, ta shkelësh, të mos e njohësh. Kjo është arsyeja që për çdo krizë a ngërç të brendshëm ata drejtohen tek të huajt dhe pranojnë çdo zgjidhje që u sugjerohet.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “863” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply