Imamët që injorojnë vlerat kombëtare janë mëkatarë!…

0

Është mëkat dhe veprim i pafalshëm për ne dhe fëmijët tanë, që vlerat tona fetare sot t’i përziejmë me fraksione dhe lëvizje politike e fetare të jashtme, të cilat atje ku kanë lindur dhe janë aktive, deri më sot historikisht janë treguar dhe dëshmuar si të dëmshme dhe me përmasa katastrofale për besimtarët dhe qytetarët e tyre

Qani Osmani

(Për të larguar çdo keqkuptim, që në fillim po deklaroj hapur besimin tim islam dhe gjithë respektin që kam për të gjitha besimet e tjera, në veçanti për besimet që ka përqafuar populli im…)
Imami shqiptar i cili sot i prin një grupi të besimtarëve, në rrethin e vet ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Ai duhet të jetë vigjilent dhe përgjegjës për fjalën e tij publike dhe i vetëdijshëm për rrugën të cilën e ndjek në interpretimin e mësimeve fetare. Pozicioni ynë gjeografik dhe gjeopolitik kërkon nga ne një qasje të matur, të balancuar dhe shumë mirë të studiuar. Rreshtimi pas shkollave dhe orientimeve të jashtme, dhe pasimi i tyre sipas modelit copy-paste, është qartësisht i dëmshëm si për fenë të cilës i takojmë, ashtu edhe për kombin dhe të armen e qytetarëve shqiptarë.
Në qoftë se bëjmë një vështrim të shkurtër përgjatë dekadave të fundit që po lëmë pas, shihet se krahas sukseseve në misionin tuaj si imam, një pjesë e juaja ka bërë edhe disa gabime dhe lëshime të cilat nuk do të duhej të ishin pjesë e punës tuaj. Fakti që vërehet është se në mes jush nuk ka ekzistuar një unitet i duhur për të pasur qëndrime dhe udhëzime të përbashkëta fetare të mësimeve fetare islame. Prandaj, si rezultat i këtij moskoordinimi kyç, në mesin e besimtarëve islamë të rëndomtë është krijuar një laramani e paqenë më herët. Këtë e dëshmon fakti se sot në shumë foltore-xhami mund të hasësh në dy e tri forma të ndryshme të rreshtimit në namaz, pastaj të lëvizjeve dhe të pozicionimit të çakorduar të besimtarëve. Si imamë (hoxhë), një pjesë e juaj ka marrë guximin që të veprojë krejtësishtë i pavarur në mesin e besimtarëve, dhe jo si një trup me një qëndrim unifikues zyrtar.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “838” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply