Incidenti në Parlamentin e Malit të Zi

0

Kjo atmosferë shumë e tensionuar  në Parlamentin e Malit të Zi e shprehur me një fjalor vulgar mes atyre që janë votuar nga zgjedhësit për të qeverisur e për të debatuar mbi hallet e tyre,  në sytë e opinionit publik u duk pothuaj  më keq sesa një betejë  burrash me grushte

Gjeke gjonaj2

Gjekë Gjonaj

Edhe në Parlamentin e Malit të Zi  përplasjet dhe polemikat   mes palëve  kanë kaluar kufijtë e një komunikimi  normal  e  të civilizuar. Këtë e dëshmon  ajo që pamë  në ekranet televizive të premten e shkuar  në Parlament,  në  sallën  ku  duhej të debatohej  për propozimet e ministrave nga radhët e  opozitës për qeveri kalimtare. Incidenti nisi  kur kryeministri  Millo Gjukanoviq  doli në foltore për të   propozuar ndryshimet në  përbërjen e Qeverisë.  Deputetët e  Frontit Demokratik në këtë moment nga bankat e Kuvendit  të ngritur në këmbë  i brohoritën me zë të lartë   kryeministrit malazez  me fjalët“ Millo hajn ”!  E menjëhershme ishte edhe përgjigjja e kryeministrit të nervozuar  po me këtë  lloj gjuhe  të pahijshme, agresive dhe fyese  në raport me kundërshtarët politikë: “ Ju lumtë budallenj”!   Kjo ndikoi  në ngritjen shtesë të klimës së tensionuar  politike në sallë. Deputetët e Frontit Demokratik  dhe kryeministri Millo Gjukanoviq  iu drejtuan njëri-tjetrit me  një gjuhë shumë agresive, fyese e diskriminuese, e cila nuk e nderon asnjërën palë.  Këto fyerje personale   u kthyen  në një duel verbal në mes të dy krahëve, i cili për fat të mirë përfundoi  pa ndonjë përleshje fizike e përdorim grushtesh.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “715” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply