Informimi dhe etika e gazetarisë

0

Është për të ardhur keq se deri në çfarë mase ka bastarduar gazetaria e portaleve të ditëve të sodit. Gjithë respektin ndaj atyre gazetarëve dhe portaleve që me mund, nder e profesionalizëm e kryejnë detyrën e tyre për të informuar publikun. Por në kohë të fundit jemi dëshmitarë që në shoqërinë tonë po ndodh një fenomen i pa precedent, kur individë anonimë hapin portale dhe keqpërdorin në mënyrën më të paskrupullt të drejtën e tyre për të shprehur mendimin e tyre të lirë. Me emra të rrejshëm, përpiqen të plasojnë gënjeshtrat e tyre si të vërteta

Qani Osmani

Etika duhet të jetë pika më e fortë e një gazetari, mirëpo ajo është komponenti që le shumë për të dëshiruar në kohën e sodit, duke filluar që nga informacioni bazë i cili pothuajse nuk jepet asnjëherë i saktë për një ngjarje të caktuar të ndodhur, deri te cënimi i të drejtave të njeriut nga vet gazetarët.
Objektiv i medias dhe i gazetarëve duhet të jetë që t’i ofrojnë një shoqërie apo shteti informata, edukim, lajme dhe ngjarje cilësore. Këto informata duhet të jenë aktuale, të paraqiten në mënyrë objektive, profesionale dhe duke iu përmbajtur etikës gazetareske dhe duke respektuar të drejtat e të tjerëve. Qëllim tjetër është që informatat dhe lajmet t’i paraqiten në mënyrë të paanshme lexuesit, bartësit të jetës politike, institucionale, ekonomike, kulturore sportive etj, të trajtohen me respekt, në mënyrë të ndershme dhe të hapur. Aspekt tjetër i rëndësishëm është evitimi i konflikteve të interesit dhe bindjeve personale e politike gjatë punës. Pra, pavarësia nga grupet e interesit dhe politika sikurse edhe përgjegjësia e fjalës publike janë çështje kyçe për një gazetari të avancuar, moderne dhe profesionale.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “876” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply