Injoranca politike

0

Partitë tona asnjëherë nuk humbin nga oponenti tjetër politik, por humbin nga vetvetja, pasi elektorati shqiptar i kësaj apo asaj partie ndjehet i dëshpëruar dhe i tradhtuar nga udhëheqja e tij partiake. Ai ndjehet jo i përfillur dhe i respektuar sa duhet në raport me sakrificat dhe mundin që ka dhënë elektorati për të ardhur ata në pushtet. Pastaj, këto politikanë edhe nuk dinë të kërkojnë falje për gabimet apo lëshimet e bëra gjatë udhëheqjes së tyre të keqe, që sadopak ta ngritin vullnetin e tyre të thyer

Qani Osmani

Që në fillim vlen të kujtojmë shprehjen që përdor populli “Injoranca është burimi i gjithë të këqijave”. S’ka dyshim se këtë thënie e ka vërtetuar praktika e jetës në ç’do periudhë kohore. Por mendoj se në ditët e sotme dukuria e injorancës te ne, për dimensionin që ka marrë dhe mënyrën se si reflektohet është bërë termi që po lakohet dhe komentohet më shumë. Pa dyshim, dukuritë e injorancës reflektohen te njerëzit e paformuar dhe të paarsimuar, pa nivel dhe pa kulturë.
Nëse mbështetemi në mendimin e Benjamin Franklinit se “Demokracia dhe plus injoranca e popullit, është rruga më e shkurtër drejt despotizmit nëpërmjet demagogjisë”, atëherë s’do mend se rehatia dhe mirëqenia e politikanëve sigurohet nga injoranca e disa turmave votuese. Ndër ne, kjo gjendje nuk është e sotme, por, kjo zgjat më shumë se dy dekada e gjysmë. Kjo gjendje zgjat kaq shumë, pasi një pjesë e elektoratit gjendet në injorancë të thellë, një pjesë nuk voton fare dhe një pjesë gjendet në mërgime të largëta. Edhe nga ata që votojnë dhe janë aktivë në jetën politike, nëse krijohet një subjekt i ri opozitar, apo një fraksion më largpamës brenda partisë, pushtetarët e asaj apo kësaj partie kanë plot mekanizma që t’i asgjësojnë ata nga jeta politike. Për këtë, mekanizmi më “famëkeq” është pjesa injorante e elektoratit, i cili ka lëpirë një kockë që ia ka hedhur pushteti dhe ai duke e mbrojtur kocin e vet, se po e lëpijnë edhe të tjerët është në gjendje që të kafshojë çdokënd që i del përpara politikës së padronit të vet.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “865” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply