Kandidatja femër mundësi e barabartë gjinore

0

Kjo është dëshira e Sekretarit të Përgjithshëm aktual të OKB-së  z. Ban Ki Moon, i cili përfundon mandatin e tij të dytë pesë-vjeçar më 31 dhjetor të këtij viti. Udhëheqësi i OKB-së u shpreh gjatë një interviste se do të dëshironte që – për herë të parë në historinë mbi 70-vjeçare të OKB-së — vendet anëtare të organizatës botërore të zgjedhnin një grua në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

frank shkreli1Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

Ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara po zhvillohet fushata elektorale për president për zgjedhjet e nëntorit, në të cilat njëri prej dy kandidatëve kryesorë, për herë të parë në historinë e këtij vendi është një grua, Hillary Clinton, e cila duket se dita ditës po i përmirëson mundësitë për një fitore ndaj kundështarit të saj republikan Donald Trump — edhe OKB-ja po zhvillon një fushatë prapa skene dhe publike, siç lë të kuptohet edhe deklarata e Ban Ki Moon, në përpjekje për të zgjedhur një femër në krye të organizatës botërore.
Vendimi për këtë nuk i përket ta marrë Ban Ki Moon-i por 15-vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të cilat në fund të këtij viti do të zgjedhin kandidatin e tyre për t’ia rekomanduar 193-vendeve anëtare të Asambalesë së Përgjithshme për aprovim. Gjatë një takimi me deputetin republikan dhe kryetarin e Komisionit të Dhomës së Përfaqsuesve për punët e jashtme, Z. Ed Royce, Z. Ban Ki Moon citohet nga agjencia e lajmeve AP të ketë thënë se femrat përbëjnë gjysmën e popullsisë botërore dhe si të tilla, ato duhet të gëzojnë mundësi të barabarta me meshkujt. Ai ka shtuar se, “Kemi shumë femra e gra udhëheqëse të dalluara në qeveritë e vendeve anëtare, ose në organizata të ndryshme, madje edhe në komunitetin e biznesit në komunitete politike dhe në pjesëmarrëje në çdo aspekt të jetës njerëzore.” Si rrjedhim shtoi ai, nuk ka asnjë arsye që Kombet e Bashkuara të mos marrin në konsiderim kandidate femra për t’u emëruar në detyrën më të lartë të organizatës botërore.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “727” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply