Këndon lahuta e Malësisë në Washington DC

0
Për Koha Javore: Frank Shkreli

Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington DC, organizoi të martën mbrëma një mbrëmje artistike për të shënuar 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Në nj njoftim të shkurtër në faqen e rrjetit social, Facebook njoftohet se, Mbrëmë, Ramë Lahaj magjepsi audiencën në Uashington DC. Ambasada e Kosovës së bashku me “Washington Performing Arts” shënoi 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës me koncertin e tenorit tonë fantastic, duke i dëshmuar audiencës së zgjedhur në DC se talenti nuk njeh kufinj, thuhet në njoftim. “Falënderoj në menyrë të veçantë zotin Vasel Shkreli i cili na i solli tingujt autoktonë të lahutës”, shprehet ambasadroja e Republikës ës Kosovës në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Vlora Çitaku, duke e mbyllur komentin me fjalët, një “Mbrëmje fantastike”.


Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “867” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply