Kërcënim serioz ndërkombëtar

0

Kohët e fundit, mediat amerikane dhe evropiane kanë shkruar dhe komentuar me shqetësim duke dhënë alarmin mbi përpjekjet e Rusisë së Presidentit Putin për të përhapur lajme të rrejshme anembanë botës, me qëllim për të avancuar agjendat e politikave të Kremlinit. “Desinformation”, sipas fjalorit të Websterit, është informacion fals që ka për qëllim për të çorientuar, ose për të futur në rrugë të gabuar, veçanërisht i referohet propagandës së përhapur nga një istitucion qeveritar kundër një shteti, një fuqie kundërshtare, ose medies. Këtij shqetësimi publik në rritje e sipër në media perëndimore, i janë bashkuar edhe institucione qeveritare dhe joqeveritare në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë. Një prej këtyre institucioneve është edhe Kongresi amerikan

Për Koha Javore: Frank Shkreli

Këto ditë, Komisioni i Helsinkit i Shteteve të Bashkuara, organizoi një forum ose një sesion dëgjimor për të diskutuar desinformimin rus, — përhapjen e lajmeve të rreme – fenomen ky të cilin ekspertet e cilësuan si kërcënimin më të madh ndërkombëtar, kërcënim që bën të mundur dhe justifikon agresionin nga ana e Rusisë, si brenda vendit ashtu edhe në mbarë rajonin e 57 vendeve anëtare të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, (OSBE-së). Komisioni i Kongresit amerikan u shpreh se dezinformimi rus, me anë të përhapjes së lajmeve të rrejshme, i shërben interesave strategjike ruse të regjimit të Putinit, duke shkelur rëndë normat dhe standardet e përcaktuara të OSBE-së, duke filluar nga abuzimet me të drejtat bazë të njeriut brenda Rusisë e deri tek ndërhyrjet ushtarake në vendet fqinje si dhe ndërhyrjet ruse në zgjedhjet elektorale në disa vende, thuhet në njoftimin e Komisionit Amerikan të Helsinkit. Në lidhje me ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet elektorale, Fondi Marshall Gjerman njofton se ka dokumentuar ndërhyrjen ruse në zgjedhje ose në çështjet politike të të pakën 27-shteteve, duke filluar nga viti 2004 e këtej, nëpërmjet fushatave dhe sulmeve kibernetike në rrjetet më të njohura sociale botërore.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “784” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply