Koha për reflektim

0

Ligji aktual për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve në Mal të Zi është shumë nën nivelin demokratik e përfaqësues të pakicave se para pavarësisë së shtetit malazez, madje është në kundërshtim me Konventën Kuadër dhe Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Popullit Pakicë në Mal të Zi dhe si i tillë është degradues

Hajrullah Hajdari

Shumica e shteteve kanë në përbërjen e popullsisë së tyre një apo më shumë grupe apo pjesëtarë të kombëve të tjera, të cilët karakterizohen me identitetin e tyre etnik, gjuhësor apo edhe fetar. Një analizë e bërë tregonte se vetëm 9.1% e shteteve kanë mundur të konsiderohen si “etnikkisht të pastra“; në 23.5% të tyre, grupi kryesor etnik përbënte vetëm 50-74% të popullsisë, ndërsa 29.5% grupi më i madh nuk kishte më tepër se gjysmën e popullsisë. Llogaritej se në 30.2% të shteteve, popullsinë e përbënin pesë ose më shumë grupe sinjifikante etnike, në të cilin grup, sipas kësaj përllogaritjeje, do të bënte pjesë edhe Mali i Zi.
Respekti i ndërsjellë midis vetë pakicave dhe midis pakicave dhe popullit shumicë si dhe respekti për identitetin e secilit prej tyre (pakicë apo shumicë) paraqet cilësinë e shumëllojshmërisë multietnike dhe multikulturore të shoqërisë globale.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “869” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply