Korporata e parë e komunitetit shqiptar në SHBA

0

Komuniteti shqiptaro-amerikan gjatë viteve ka ardhur duke u shtuar në mënyrë të dukshme, sidomos pas shembjes së Murit të Berlinit dhe përmbysjes së komunizmit. Megjithëse nuk ka shifra të sakta për numrin e saktë të shqiptarëve në Amerikë, llogaritet se sot në Shtetet e Bashkuara mund të jenë disa qindra mijëra që e identifikojnë veten “me origjinë shqiptare” dhe shqiptarë të ardhur këtu nga të gjitha trojet shqiptare, gjatë dy tre dekadave të kaluara. Sot, në Shtetet e Bashkuara ka shumë organizata civile, kulturore, fetare dhe politike, që përfaqësojnë këto komunitete anembanë Amerikës

Për Koha Javore: Frank Shkreli

Si diçka që pasqyron angazhimin e tyre politik, numrin dhe influencën e tyre në jetën politike të këtij vendi, sot shqiptaro-amerikanët kanë përfaqsuesin e tyre në Bashkinë e Madhe të Nju Jorkut dhe më heret janë përfaqsuar me delegatin e tyre të parë në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut, në personin e Mark Gjonajt. Duke marrë parasysh numrin e madh të shqiptarëve sot këtu në Amerikë, ata nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm në jetën politike të këtij vendi, qoftë në nivel vendor, shtetëror apo federal — por është një fillim i mirë dhe një shembull për brezin e ri të shqiptarëve këtu për t’u bërë pjesë e këtij procesi politik, pasi dyertë i kanë të hapura, duhet vetëm vullneti. Siç dihet, komuniteti shqiptaro-amerikan me organizatat e veta politike, siç ishin, ndër të tjera, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Liga Qytetare dhe Federata historike pan-shqiptare Vatra, kanë luajtur rol të rëndësishëm në mbështetje të interesave kombëtare të shqiptarëve në kohë të caktuara, në fillim të shekullit të kaluar e deri në fillim të këtij shekulli.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “879” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply