Kriza vërtitet në Ballkan, Perëndimi rri e vështron

0

Ballkani ende mund të provojë të jetë një histori surprizuese suksesi në vitet e ardhshme. Por, ndërsa rajoni largohet përtej vëmendjes së udhëheqësve globalë, shanset e tij për t’u zhytur në paqëndrueshmërinë e së kaluarës së vet do të rriten, nëse bota do të vazhdojë të rrijë e të vështrojë

Cameron Munter

Në gjashtë muajt e parë të administratës së Presidentit të SHBA, Donald Trump, pesë sfida të politikës së jashtme kanë dominuar skenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Roli i zgjeruar ekonomik dhe ushtarak i Kinës, marrëdhëniet e ngushta të Rusisë me Evropën dhe Lindjen e Mesme, luftërat në vazhdim në Afganistan dhe Siri, kërcënimet që rrjedhin nga Koreja e Veriut dhe Venezuela dhe e ardhmja e Evropës, mes lëvizjeve populiste në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë që tashmë kërkon të zërë vend mes politikëbërësve botërorë.
Përmes gjithë kësaj, ka qenë e lehtë të harrohet se, jo shumë kohë më parë, pjesa më e madhe e vëmendjes së botës, ishte përqëndruar në Ballkan. Ndërkohë që lufta shpërthente në kufijtë e Evropës, shumë prej tyre kishin frikë se paqëndrueshmëria do të shkaktonte një konflikt më të gjerë. Luftimet e tmerrshme dhe jetët e sakrifikuara, veçanërisht në Bosnje (1992-1995) dhe Kosovë (në vitin 1999), shkatërruan dekada të tëra arritjesh në të gjithë rajonin. Dhe Olimpiada e Sarajevës e vitit 1984 – një simbol i paqes dhe bashkëpunimit botëror – dukej një kujtim i largët.
Sot, luftërat që i dhanë fund Jugosllavisë, janë duke u zbehur nga vëmendja. Akti i fundit i madh i dhunës në rajon – djegia e Ambasadës të SHBA-së në Beograd në vitin 2008, një ngjarje që unë e kujtoj fare mirë, për shkak se shërbeja si ambasador amerikan në atë kohë – ka ndodhur gati një dekadë më parë. Në vitet që pasuan, sfidat e Ballkanit janë larguar nga faqet e para, ashtu sikurse dhe nga mendja e shumicës së liderëve me një rol në rajon.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “780” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply