Kujt i pengon flamuri shqiptar?!

0

Historikisht në Mal të Zi ka ekzistuar një urrejtje patologjike ndaj flamurit shqiptar dhe është bërë vazhdimisht përpjekje për të krijuar një dallim (ndarje) ndërmjet shqiptarëve që sot jetojnë në Malin e Zi dhe atyre në vende të tjera

Ismet Kallaba

Nuk kalon një ose dy muaj që përdorimi i flamurit shqiptar, në mjediset private ose publike, të mos bëhet temë debati e politikës dhe mediave malazeze duke e konsideruar atë si rrezik për shtetin e Malit të Zi, tërësinë territoriale të tij dhe popujve që jetojnë në të.
Rasti i fundit është ai i ndodhur me rastin e manifestimit “Logu i Tërgajës 2019”, me ç’rast Ministria e Kulturës paralajmëroi se do të ngrejë aktpadi ndaj organizatorëve të këtij manifestimi, me arsyetimin se nuk është përdorur edhe flamuri i Malit të Zi krahas atij të një shteti tjetër, domethënë të Shqipërisë. Në fakt, ekziston një keqinterpretim i qëllimshëm i organeve shtetërore të Malit të Zi të cilat flamurin kombëtar shqiptar e trajtojnë si simbol të një shteti tjetër, pavarësisht se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve si institucion përfaqësues i shqiptarëve është deklaruar zyrtarisht se flamuri kombëtar është simbol nacional i shqiptarëve në Malin e Zi. Në favor të këtij argumenti flet edhe fakti se pavarësisht se Kosova ka flamurin (simbolin) e vet shtetëror, flamuri kombëtar përfaqëson simbolin nacional të shqiptarëve të Kosovës.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “877” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply