Kuvendi i festave të fundvitit

0

Kjo tregon se Ulqini ka hapur një kapitull të ri në politikëbërje nga subjektet politike shqiptare, të cilët në rolin e vëzhguesit dhe frikës për të mos e humbur pushtetin, kanë harruar që këta 30 këshilltarë të pozitës duhet ta udhëheqin Ulqinin në përputhje me marrëveshjen politike, të nënshkruar nga kryetarët e këtyre subjekteve politike. Shumica nga këshilltarët si bartës të politikës në Kuvendin e Komunës së Ulqinit nuk e dinë nëse ka një marrëveshje të tillë e lëre më nëse ndonjëri prej tyre e ka lexuar!

Sabri Salaj

2018-ta ishte viti që u zhvilluan zgjedhjet lokale në Komunën e Ulqinit. Pas marrëveshjeve politike ndërmjet subjekteve politike për të udhëhequr Ulqinin në katër vitet e ardhshme, u ra dakord që në pushtet shumicën ta përbëjnë 30 këshilltarë nga gjithsej 33 sa ka Kuvendi i Komunës së Ulqinit. Duhet theksuar se për herë të parë në krye të Ulqinit vjen një kuadër nga radhët e PDS-së, e cila udhëheq qeverinë e Malit të Zi mbi 28 vite.
Kjo tregon se Ulqini ka hapur një kapitull të ri në politikëbërje nga subjektet politike shqiptare, të cilët në rolin e vëzhguesit dhe frikës për të mos e humbur pushtetin, kanë harruar që këta 30 këshilltarë të pozitës duhet ta udhëheqin Ulqinin në përputhje me marrëveshjen politike, të nënshkruar nga kryetarët e këtyre subjekteve politike. Shumica nga këshilltarët si bartës të politikës në Kuvendin e Komunës së Ulqinit nuk e dinë nëse ka një marrëveshje të tillë e lëre më nëse ndonjëri prej tyre e ka lexuar! Kjo tregon edhe nivelin e përfaqësimit nga këshilltarët të cilët janë votuar nga qytetarët për të mbrojtur interesat e tyre dhe të qytetit në tërësi. Pasiviteti i këshilltarëve në Kuvend, të cilët pikësëpari duhet të përfaqësojnë veten e tyre me shkollimin që kanë bërë e pastaj edhe qytetarët, por edhe të arsyetojnë pagesën për të cilën janë të punësuar, është më se evident. Kjo ka ndikuar që edhe pushteti ekzekutiv, që udhëheqet nga kuadrot e deleguar nga politika, nga roli i llogaridhënies dhe përgjegjësisë ndaj qytetit dhe qytetarëve, të kthehen në dirigjues të politikave edhe ne Kuvend, duke zbehur rolin e këshilltarit dhe Kuvendit në përgjithësi, si organ ku miratohen politikat e zhvillimit dhe menaxhimit të qytetit.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “845” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply