Ligji zgjedhor diskriminon shqiptarët

0

Formimi i grupit të punës për ndryshimet në Ligjin zgjedhor në Mal të Zi, paraqet një rast të mirë për të eliminuar defektet e ligjit zgjedhor ekzistues i cili është diskriminues për shqiptarët nga fakti se në praktikë kemi pabarazi qytetare e nacionale të shqiptarëve , që nuk është në favor të demokracisë parlamentare, por të majorizimit të shumicës ndaj pakicës, andaj duhet gjetur një model të qëndrueshëm dhe të pranuar për shqiptarët sikurse e kanë disa vende në regjion

Nail Draga

Duke marrë parasysh faktin se deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare janë edhe dy vite, ka kohë që të diskutohet për ndryshime në Ligjin zgjedhor ekzistues në Mal të Zi, kryesisht nga ana e opozitës parlamentare. Andaj, duke e trajtuar këtë çështje si të domosdoshme, ditë më parë Kuvendi i Malit të Zi ka formuar grupin e punës enkas për reformën zgjedhore me 14 anëtarë (7 nga pozita e 7 nga opozita) me mandat njëvjeçar. Ndonëse kemi të bëjmë me një ligj kompleks i cili trajton një gamë të gjerë çështjesh, afati kohor prej një viti i këtij grupi të punës si duket i konvenon më së shumti pushtetit aktual, sepse nuk do të jenë në rend të ditës zgjedhjet e parakohshme parlamentare, siç janë paralajmëruar muajve të fundit.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “840” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply