Lumturia dhe përmbushja shpirtërore, gjendet në thjeshtësinë tonë

0

Jeta është gjëja më e bukur që na është dhuruar, ajo duhet të festohet, ky është çelësi i jetës, ne këtu jemi vetëm një herë, prandaj duhet ta festojmë atë që na është dhënë mundësia për të jetuar, dhe mos ta kalojmë të palumtur, sepse s’ka kuptim një jetë e tillë

Haxhi Zeneli

Sot jeta na është imponuar në atë mënyrë që qenia njerëzore mos të jenë shpirtërisht e plotësuar.
Po kush na e bëri këtë neve? Po të ma kishte thënë dikush këtë para disa vitesh, ndoshta edhe nuk do isha në gjendje ta kuptoj, por siç duket, me kalimin e kohës njeriu mëson nga mosha dhe përvoja e jetës që ka kaluar.
Andaj mund të themi se sot jeta na është imponuar në atë formë, që të mendojmë se nuk duhet te jemi të plotësuar, por në vazhdimësi të jemi në kërkim të lumturisë.
Jemi një krijesë e çuditshme!!sa më shumë që kemi aq më shumë duam të kemi. Jemi të pangopur.
Perse jemi krijuar kështu egocentrikë, prodhojmë, krijojmë, japim, marrim por edhe shkatërrojmë?

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “870” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply