Malësia voton për identitetin e vet

0

Qytetarët e Malësisë me të drejtë vote kanë mundësi që më 3 mars në zgjedhjet lokale të vendosin për veten e tyre për të udhëhequr komunën e Tuzit. Subjektet politike shqiptare kësaj radhe u bashkuan në koalicionin FORUMI SHQIPTAR, duke shprehur unitet me një qëllim, sepse ata do të mbrojnë më mirë se askush tjetër identitetin kombëtar, gjuhësor e kulturor të kësaj krahine e cila mban titullin NDERI I KOMBIT, si rrallëkush në hapësirën etnogjeografike shqiptare

Dr.Nail Draga

Duke pasur parasysh momentin historik si dhe përvojën e pavolitshme në të kaluarën, subjektet nacionale të shqiptarëve në Malësi arritën një kompromis duke formuar listën e përbashkët zgjedhore me emrin Forumi Shqiptar (ASH-LDSH-UDSH). Një veprim i tillë u mbështet nga të gjithë shqiptarët si në vend ashtu dhe në diasporë, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një fillim të unifikimit të shqiptarëve në Mal të Zi, për të realizuar në praktikë të drejtat e mohuara qytetare dhe nacionale nga ana e pushtetit edhe në pluralizëm.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “853” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply