Marsi fitimtar në Malësi

0

Fitorja në zgjedhjet lokale në Tuz, erdhi pikërisht në mars, që për shqiptarët është muaj i veçantë e kuptimplotë. Rëndësia dhe pesha e këtij muaji për shqiptarët rritet edhe më shumë për këto ngjarje historike të cilat sollën erën (aromën) e lirisë së tyre kombëtare dhe shtetërore

Gjekë Gjonaj

Tre marsi i vitit 2019 do të mbetet i shënuar si një ditë feste jo vetëm për Malësinë, por edhe për të gjithë shqiptarët. Pse? Për faktin se atë ditë zgjedhësit e kësaj treve shqiptare, e njohur për historinë e saj të lavdishme, të larë me gjakun e bijave dhe bijëve të saj, me burrërinë e saj, me atdhedashurinë e saj, me nderin e saj, me dinjitetin e saj, me vizionin e saj dhe me shumë vlera të tjera njerëzore të saj, votuan shqip në zgjedhjet lokale për fitoren në Komunën e Tuzit. Votuan për njerëzit e vet të zemrës. Për përfaqësuesit e tyre politikë të bashkuar për herë të parë në jetën parlamentare politike në Mal të Zi rreth “ Forumit Shqiptar” në përbërje të të cilit lidhën “ Besën e Malësorit- (Shqiptarit) për fitore, në përbërjen: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Pas numërimit dhe rinumërimit të votave, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve konfirmoi fitoren e Forumit Shqiptar me sloganin “ Malësia na Bashkon”, i cili në përbërjen e re të pushtetit vendor të Tuzit do të ketë 16 këshilltarë , pa të cilët nuk mund të formohet pushteti i ardhshëm në këtë komunë.
Fitorja në zgjedhjet lokale në Tuz, erdhi pikërisht në mars, që për shqiptarët është muaj i veçantë e kuptimplotë. Rëndësia dhe pesha e këtij muaji për shqiptarët rritet edhe më shumë për këto ngjarje historike të cilat sollën erën (aromën) e lirisë së tyre kombëtare dhe shtetërore:

  1. Më 5 mars 1998, në sulmin triditësh të Ushtrisë Jugosllave dhe forcave policore, u vra komandanti legjendar, Adem Jashari, familja e tij dhe Jasharët e tjerë në Prekaz të Drenicës ( Kosovë). Sakrifica e tij heroike u bë simbol i pavarësisë së Kosovës.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “855” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply