Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “859” të revistës Koha Javore

0

Në vitet e 80-ta të shekullit që shkoi, midis të tjerash, isha edhe bashkëpunëtor dhe anëtar i redaksive prestigjioze, përfshirë këtu edhe botimet enciklopedike të akademive JAZU-JLZ, EJ-(4 E-HRV, f. XVIII; f.164;249), Zagreb, 1986.
Atëbotë, porosia e bashkëpunëtorëve me përvojë më të madhe ishte kjo : “në punë të enciklopedisë nuk guxon të gabohet!”. Përgjegjësia ishte rigoroze ndaj gabimeve të pafalshme. Ndaj, për krijuesit dhe punëtorët e shkencës, veç akribisë, kjo porosi e tyre, për mua u bë aksiomë

Ruzhdi Ushaku

Në vitin që lëmë pas, doli në dritë Fjalori Enciklopedik i Kosovës në dy vëllime, siç thuhet në Parathënie, vepra e parë enciklopedike e botuar në Kosovë. Nuk do mend se për një popull “të vonuar”, ky epitet dëgjohet shumë shpesh në realitetin e shoqërisë sonë, me një krenari “kush më i pari; i vetmi, i zoti etj.” Dhe kjo është e kuptueshme për një vepër të këtij lloji që, përveç angazhimit, mundit, përgjegjësive historike, institucionale, autoriale, redaktuese, kërkon edhe mjete të mëdha materiale-financiare.
Që në fillim, kjo vepër iu nënshtrua kritikave më shumë se lëvdatave për të cilat ka dhe do të ketë vlerësime sot dhe nesër, sikur çdo veprim dhe punë që bën rrugën e vet.
Duke mos dëshiruar të jap a priori vlerësime të përgjithshme, pa i lexuar të paktën temat profesionale të shkencave shoqërore, më imponohet një lexim selektiv për zërin ALBANIZMAT dhe në vijim PORTRETIN individual. Këtë e kërkon arsyeja në raport a proporcion formal dhe substancial me disa portrete të ngjashme për nga tematika e filologjisë, përkatësisht gjuhësisë dhe letërsisë, të brezave pararendëse dhe të sotme që kanë lënë edhe gjurmë të konsiderueshme në këtë hapësirë përkatëse.
Vetvetiu, hartimi i fjalorit të kësaj kategorie ka për kuptim një punë të vështirë me përgjegjësi të jashtëzakonshme, profesionale e morale të individëve dhe të institucioneve shoqërore-kombëtare. Një e mirë e parë e përgjithshme, pa marrë parasysh vlerësimet e pritura pozitive, por edhe të mangësive të mundshme, të dëmshme, historikisht të pafalshme, disi imponohet e thëna proverbiale gjithëpërfshirëse me porosi: kush gabon, mëson (errando discimus). Ma merr mendja se diçka e tillë nuk mund t’u falet atyre hartuesve që me ndjenjë dhe vetëdije djallëzore kapërcejnë, mbulojnë me heshtje të vërtetat historike, i pëlqeu apo jo kujdoqoftë që noton në këto ujëra jetësore të shkencave, arteve dhe aktiviteteve të tjera njerëzore. Një veprim i papëlqyeshëm i këtij lloji i ka kapluar anëtarët e redaksisë, duke rënë edhe në apati.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “859” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply