Mediat dhe demokracia në kohërat e përhapjes së informacionit fals

0

Kjo është tema e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit sivjet, që u shënua më 3 maj. Çdo vit, anembanë botës, kjo ditë i kushtohet lirisë së shtypit dhe parimeve bazë të saj. Është një ditë e shpallur si e tillë, në mbështetje të lirisë së shtypit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, (OKB) në vitin 1993


Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

OKB-ja ka mandatuar organizatën UNESCO që kjo datë të shënohet çdo vit, për t’i kujtuar mbarë botës se liria e shtypit është e pazëvendësueshme për demokracinë dhe për respektimin e të drejtave themelore të njeriut, pa dallim. Si një ent i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, organizata UNESCO, ka si mision të saj të veçantë, “Promovimin e përhapjes së lirisë së fjalës dhe ideve, nepëmjet fjalës së shkruar dhe imazheve, në mbështetje të medias së pavarur dhe të sigurisë fizike dhe profesionale të gazetarëve.”
Kjo ditë shërben gjithashtu si një rast për të informuar qytetarët mbi shkeljet e lirisë së shtypit – duke u kujtuar atyre se në shumë vende të botës censurohen botimet, gjobiten dhe mbyllen gazetat e revistat, ndërkohë që gazetarët, redaktorët dhe botuesit e tyre sulmohen, kërcënohen, burgosen e madje edhe vriten, si përfundim i profesionit të tyre. Qëllimi i kësaj dite botërore, në mbrojtje të lirisë së shtypit, është edhe për të inkurajuar nisma të reja në mbështetje të lirisë së medias dhe në përgjithësi për të vlerësuar gjendjen e lirisë së shtypit në botë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “862” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply