Mendësi

0

Shqiptarët po rishkruajnë historinë e lashtë botërore. Ata kërkojnë një vend në qendër të saj dhe kundërshtojnë çdo tezë që nuk plotëson kushtet për ngopjen e tyre boshe, duke përcaktuar prejardhësit e tyre të parë nga dolën të gjitha kombet e tjerë në euro-azi

Astrit Lulushi

Kosova dhe Shqipëria janë si Gjermania me Austrinë, dy shtete, një gjuhë. Kosova me popullsi më të re në moshë, gjithmonë do ta shohë Shqipërinë me ambicie e dëshirë dhe një ditë do ta aneksojë, ashtu si më 1938 Hitleri aneksoi Austrinë për të krijuar bashkimin e kombit. Sa karikaturë do të dukej nëse historia përsëritej në këtë tabllo të pikturuar nga shqiptarë.
Por një komb i ri po del a po shkëputet nga fara shqipe. Me mbështetje, Kosova po shkon drejt formimit të një kombi të ri, atij kosovar, i rrjedhur nga kombi shqiptar e i aneksuar dikur nga shteti serb. Me këtë lindje duhet edhe një histori e re që ndoshta do të ndikojë historinë e një kombi të ndarë mëdysh deri në shkërmoqje.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “859” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply