Modernizimi i tepruar…!

0

Postmodernizimi po shkatërron gjithçka që ka vlerë, po e rrënon kulturën tonë fetaro-kombëtare që me dekada dhe shekuj e kemi kultivuar si komb

Qani Osmani

Fillimi i shekullit XXI karakterizohet me faktin se trojet shqiptare po përjetojnë një periudhe tranzitore: atë të ndërrimit të sistemeve nga ai socialisto-komunist në kapitalizëm, respektivisht në sistemin e vlerave globaliste apo të asaj që sot quhet sistemi politik demokratik dhe ekonomia e tregut. Me daljen e shtetit universal të qytetërimit, njerëzit e tij duke menduar se kjo duhet të jetë forma apo mënyra e jetesës duke u përshtatur me kohën moderne. Ky tranzicion normalisht sjell ndryshime jo vetëm në rrafshin social, kulturor por edhe në rrafshin besimtar. Ajo që më shqetëson më shumë është se shoqëria moderne shqiptare po përballet me ndryshime të vazhdueshme në marrëdhëniet e njeriut me familjen dhe shoqërinë. Ky trekëndësh social duket se po bëhet më i brishtë dhe i papërcaktuar. Vetë raportet e njeriut me këto dy institucione të sigurisë morale, kanë ndryshuar ndjeshëm në dekadat e fundit. Shumë dukuri të relacioneve të njerëzve tanë në kohën e qytetërimit modern janë në mospërputhje të plotë në krahasim me familjen dhe shoqërinë tradicionale shqiptare.
Nga pikëpamja morale dhe sociale, familja dhe shoqëria shqiptare momentalisht ndodhen në procesin e komplikuar kaotik të kalimit nga natyra tradicionaliste, nga rolet e dikurshme klasike drejt ndryshimit, përshtatjes me kohën dhe imperativat e qytetërimit modern. Familja shqiptare prej vitesh nuk është më ajo që kemi njohur. Struktura, marrëdhëniet, por edhe qasja mbi të ka ndryshuar. E kaluar tashmë është familja me gjysh e gjyshe….ndërsa e sodit përbëhet vetëm nga prindërit dhe fëmijët. Postmodernizimi po shkatërron gjithçka që ka vlerë, po e rrënon kulturën tonë fetaro-kombëtare që me dekada dhe shekuj e kemi kultivuar si komb.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “780” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply