Mos i ndryshoni kufijtë në Ballkan

0

Ajo që u bë e njohur verën e kaluar tani duket se është duke u përmbyllur heshturazi: Këmbimi i territoreve midis Serbisë dhe Kosovës po afrohet. Christian Schwarz-Schilling thotë se kjo ide është e gabuar

Christian Schwarz Schilling

Parimi i hekurt i Perëndimit për të shmangur me çdo kusht çdo plan për ndarje të tjera etnike, mesa duket nuk vlen më.
Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, sipas të gjitha gjasave janë duke bërë një “marrëveshje”, sipas së cilës Kosova do t’ia kalojë zonat me shumicë serbe në Veri të Mitrovicës Serbisë, ndërsa zonat me shumicë shqiptare në Jug të Serbisë, pra në Luginën e Preshevës, do t’i kalohen Kosovës. Lobistët e kanë bërë mirë punën e tyre. Megjithëse plani fillimisht hasi në rezistencë nga shumë anë, veçanërisht nga popullsia, duket se së shpejti ai do të miratohet. Kjo do t’i jepte Serbisë statusin e kandidatit të BE-së, ndërsa do ta njihte Kosovën si shtet dhe do t’i mundësonte asaj një vend në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “854” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply