Mungesa e arsimit cilësor akademik

0

Në 20- vitet e fundit në përmasa fantastike na u shtuan “akademikët me tituj”, që në kushte dhe rrethana normale, kjo shumësi akademikësh do të konsiderohej si pasuri kombëtare. Për shumicën prej tyre kemi dëgjuar se kanë mbaruar fakultete dhe janë kurorëzuar me tituj “magjistër” e “doktorë”, por nuk dimë se kur dhe ku e kanë mbaruar shkollën e mesme

Qani Osmani

Realiteti i pamëshirshëm e vrastar me të cilin sot ballafaqohet rinia shqiptare në përgjithësi, është të marshuarit drejt universiteteve, ku sot kemi mijëra studentë të diplomuar e thuajse po aq të papunësuar. Në qoftë se e analizojmë më detajishtë këtë realitet hasim në dilemën se a thua vallë këto universitete ju servojnë cilësi aq të larta të dijes sa që të rinjtë nuk shohin rrugëdalje tjetër pos universiteteve apo se aty gjendet shpresa e tyre, duke menduar se ato shërbejnë për të prodhuar dije dhe për të krijuar elitat e së ardhmes.
Fatkeqësisht, kjo shpresë, ky mund, ky mision dhe ky përkushtim i tyre goditet me thikë pas shpine nga politizimi dhe nepotizmi galopant që i ka përfshirë universitetet dhe institucionet shtetërore në të gjitha trevat shqiptare. Prandaj e kemi më se të qartë dhe evidente mungesën e arsimit cilësor akademik, e cila krijon antivlera tek universitetet e megjithatë, ky rrugëtim i të rinjve nuk ka të ndalur pasi tendencat, aspiratat dhe vizioni i tyre mbështetet tek universitetet dhe në faktin se pas diplomimit do të punësohen më lehtë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “840” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply