Mungon Qendra e Shërbimit Emergjent dhe autoambulanca

0

Ky është një shqetësim jo i vogël duke ditur se edhe ky mjedis, sikurse shumë vende të tjera, ka nevojë për një shërbim të tillë spitalor , sepse të gjithë ne, varësisht nga situatat apo komplikacionet eventuale shëndetësore, mund të kemi nevojë për një shërbim emergjence

Toni Ujkaj

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kujdesi shëndetësor dhe infrastruktura në nivel të duhur e sistemit shëndetësor, janë domosdoshmëri dhe kusht për një shoqëri (komunitet) të shëndetshëm dhe për një shtet të zhvilluar i cili përkujdeset për shëndetin e qytetarëve të vet.
Pjesa dërrmuese e shteteve në botë i kushton një kujdes të posaçëm sistemit shëndetësor në tërësi, duke investuar dhe derdhur shuma të mëdha parash në ndërtimin e një infrastrukture bashkëkohore të shërbimeve spitalore të të gjitha niveleve.
Shëndetësia padyshim që do të duhej të zërë vendin parësor për çdo qeveri, ministri dhe dikaster të shëndetësisë, të çdo vendi i cili aspiron që t’u vijnë në ndihmë qytetarëve, për t’iu shërbyer sa më mirë në mirëqenien e tyre.
Duhen përgëzuar të gjitha ato vende të cilat, herë pas here, në agjendën e tyre të veprimtarisë dhe të investimeve vjetore, një vend të posaçëm i rezervojnë sektorit të shëndetësisë.
Nëse i referohemi Malësisë, vendit në të cilin edhe unë jetoj, krahas shumë mangësive që hasim çdo ditë në shërbimet shëndetësore, duhet potencuar si një shqetësim tejet të madh, mungesën e një shërbimi të emergjencës në Tuz të cilën ky vend me kaq shumë banorë nuk e posedon.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “841” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply