Në cilin “mulli” do të bluhen votat e shqiptarëve ?

0

Partitë politike shqiptare e kanë edhe një shans të rikthejnë besimin e elektoratit zgjedhor shqiptar. Nëse ato vonohen në këto sprova,ka të tjerë që atyre do t’ua diktojnë kushtet për të qenë dekor qeveritar. Ende nuk e kemi të qartë se çfarë i bëjnë të ndihen mirë ata politikanë shqiptarë,përfaqësimi i të cilëve edhe në të ardhmen do të ketë vetëm efekte dekorative të pushtetit. A do të vazhdojë edhe në të ardhmen mulliri i DPS (Gjukanoviqit) të bluajë “ unitetin “ politik të shqiptarëve ?

Qani osmaniQani Osmani

Mali i Zi sërish ndodhet para një teatri zgjedhor,i cili pritet të shfaqet brenda muajit tetor. DPS në krye me Gjukanoviqin mund të jetë sërish i sigurt në fitoren e radhës,ndërkohë që partitë opozitare malazeze do të mundohen,kush më shumë e kush më pak,të nxjerrin kushtëzime të aty përatyshme,për ta bërë sa ma interesante fushatën dhe debatin parazgjedhor.
Legjitimimi i pushtetit politik në Mal të Zi përmes zgjedhjeve,asnjëherë nuk ka ndodhur si proces i izoluar nga makineria e përpunimit të opinionit publik nga ana e DPS,dhe se rotacioni i pushtetit në Mal të Zi është kuptuar si “ ndryshim klimatik “, që duhet të vijë vetvetiu bashkë me ndryshimin e stinëve.
Por,analizat e atyre që merren me kritikën ndaj pushtetit,do të duhej të kenë në thelb edhe një problem tjetër,të cilin ne shumë pak e problematizojmë: çfarë kualiteti dhe fuqie vjen nga zëri i “ opozitës”. Përderisa opozita malazeze vazhdon të barrikadohet rreth disa kushtëzimeve periferike,në anën tjetër partitë politike shqiptare,konkurrimin politik vazhdojnë ta zhvillojnë pa një frymë të përbashkët bashkëpunimi dhe bashkërendimi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “727” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply