Në kushtet e mungesës së pluralizmit politik

0

Me miratimin dhe shpalljen e Kushtetutës së re të Republikës Popullore të Malit të Zi, më 30 dhjetor 1946, në Cetinë nga ana e Kuvendit Kushtetutdhënës ky shtet, në kuptimin formal, juridik dhe material, përsëri rikthen shtetësinë e vet dhe bëhet shtet i organizuar dhe i rregulluar

Gjekë Gjonaj

Mali i Zi para Luftës së Dytë Botërore, që nga viti 1918, e humbi në mënyrë jolegale, jolegjitime ( të dhunshme) shtetësinë e vet shumëshekullore, madje edhe emrin e vërtetë. Me miratimin dhe shpalljen e Kushtetutës së re të Republikës Popullore të Malit të Zi, më 30 dhjetor 1946, në Cetinë nga ana e Kuvendit Kushtetutdhënës ky shtet, në kuptimin formal, juridik dhe material, përsëri rikthen shtetësinë e vet dhe bëhet shtet i organizuar dhe i rregulluar. Kushtetuta është ligj themeltar i shtetit, një akt më i lartë juridik , akt ideo- politik, programor deklarativ, i cili përcakton suazat e zhvillimit të rregullimit shoqëror e shtetëror, qëllimet dhe detyrat e rendit kushtetues, përbën dispozita për zbatimin e të cilave duhet nxjerrë ligje.
Vendimin për shpalljen e Kushtetutës së Republikës Popullore të Malit të Zi , e cila ruajti më shumë tiparet e një programi politik plotësisht të ideologjizuar me ideologjinë e kohës, e kanë nënshkruar Spaso Drakiq, sekretar dhe Petar Komneniq, kryetar i Kuvendit Kushtetutdhënës të Republikës Popullore të Malit të Zi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “780” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply