Në Malësi veprimtaria e disa OJQ-ve lë për të dëshiruar

0

Është koha që sektori joqeveritar në Malësi të shkëputet nga ky pasivitet që e ka kapluar, të bëhet promotor i nismave konkrete, të krijojë një bashkëpunim konstruktiv me Komunën e Tuzit dhe me organizata të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare për të shkëmbyer ide dhe përvoja, për të vepruar me përkushtim dhe seriozitet në shoqëri e për të pasur një influencë më të gjerë në të gjitha fushat e jetës

Toni Ujkaj

Ekzistenca dhe veprimtaria e sektorit joqeveritar të një vendi janë tejet të rëndësishme për mbarëvajtjen e proceseve demokratike të një shoqërie, i cili hulumton, vëzhgon, mbikëqyr dhe në fund përpiqet në mënyrën më të mirë të mundshme t’i japë zgjidhje problemeve të ndryshme me të cilat ballafaqohet një komunitet i tërë.
Në të gjitha vendet e emancipuara të cilat kanë një shoqëri të zhvilluar demokratike, roli i sektorit joqeveritar konsiderohet si tejet i rëndësishëm dhe jetik, sepse, një kontingjent i tërë i njerëzve të profesioneve të ndryshme të kyçur në rrjetin e këtij sektori, ndërmarrin dhe trajtojnë me shumë kujdes, vëmendje dhe seriozitet dukuri të ndryshme të cilat ngjajnë në shoqëri.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “858” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply