Nepotizmi i instaluar në mendësinë politike shqiptare

0

Në vendet demokratike nuk mund të ndodhë, që në institucionet shtetërore dhe lokale punësimin dhe emërtimin e funksionarëve në pozita udhëheqëse politike dhe ekonomike ta bëjnë pa konkurse publike, përmes të cilave bëhet favorizimi real i kuadrove sipas përvojës dhe aftësive të tyre profesionale, dhe jo sipas lidhjeve familjare, siç ka ndodhur dhe ende po ndodh në institucionet shtetërore dhe lokale, nisur nga emërtimet në postet më të larta shtetërore dhe deri në nivelet më të ultë pranë administratave komunale dhe ndërmarrjeve publike

Qani Osmani

Nepotizmi si dukuri në shoqërinë tonë e veçmas në kulturën tonë politike, është bërë pjesë e brendshme e zhvillimeve shoqërore e ekonomike, politike e institucionale. Madje, ai tashmë ka fituar një farë statusi zyrtar dhe shfaqet si përkrahje e favor mbi bazë familjare e miqësore (shoqërore), sidomos në politikë. Si term “nepotizmi” e ka origjinën nga italishtja “nipote” që do të thotë, nip, dhe filloi të përdorej në shekullin XV-XVI në përshkrimin e praktikave të emërimeve nga papët, sidomos të fëmijëve të tyre ilegjitimë (të pranuar si nipër!).

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “856” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply