Ngritja dhe rënia e faktorit politik shqiptar!

0

Gjatë këtyre 27 viteve të pluralizmit partiak në Mal të Zi, shqiptarët në Mal të Zi kanë qenë të përfaqësuar më mirë dhe në mënyrë më dinjitoze si në kuvendin qendror ashtu edhe në kuvendet lokale në komunat e tyre përkatëse, kur kanë ekzistuar më pak subjekte politike shqiptare dhe kanë qenë të përfaqësuar më dobët dhe me një numër më të ulët kur kanë vepruar përmes partive të shumta politike apo të ndarë dhe të fragmentuar

Xheladin Zeneli

Më 9 Dhjetor, të këtij viti mbushen plot 27 vite nga zgjedhjet e para pluraliste (shumëpartiake) në Mal të Zi.
Në këto zgjedhje, sukjekti i parë i atëhershëm politik shqiptar, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, korri sukses duke arritur 4 mandate në Parlamentin e Malit të Zi, numri më madh i arritur deri më sot nga një parti e vetme shqiptare, në këtë republikë. Gjithashtu, në Kuvendin e atëhershëm komunal të Ulqinit, LD në MZ fitoi 33 këshilltarë nga 45 të mundshëm, pra 74% e numrit të përgjithshëm të këshilltarëve. Njëkohësisht kjo parti fitoi edhe një numër të konsiderueshëm të mandateve në kuvendet lokale të komunave të Tivarit, Podgoricës, Plavë e Gucicë dhe Rozhajës.
Sot, pas 27 viteve, partitë shqiptare kanë vetëm një deputet në Parlamentin e Malit të Zi. Kurse në zgjedhjet lokale të vitit 2014 në Komunën e Ulqinit, subjekti që fitoi numrin më të madh të këshilltarëve ishte PDS -ja ( DPS) e Millo Gjukanoviqit. Gjithashtu, në zgjedhjet e fundit në Komunën e Tuzit, që u mbajtën me 26 Nëntor 2017, shumicën e mandateve në Kuvendin e Komunës (me status në kuadër të kryeqytetit) e fitoi po ashtu PDS-ja .

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “794” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply